Çka nuk duhet të thoni ditën e parë të punës

Çka nuk duhet të thoni ditën e parë të punës

Dita e parë në punë. Nuk është e lehtë.

Përshtypjet dhe gjykimet e para, për fat të keq, zakonisht bëhen. Komunikimi midis jush dhe kolegëve tuaj të rinj mund të jetë i ndërlikuar në fillim.

Disa prej nesh e kanë të vështirë të dinë se çfarë të thonë në ditën tuaj të parë në punë dhe çfarë jo. Në fakt, disa nga frazat më poshtë janë thjesht të natyrshme dhe vijnë nga qëllime të mira, por ata që janë përreth jush akoma nuk ju njohin mirë dhe kështu mund t’ju keqkuptojnë, shkruan Fustany, transmeton Insajderi.

Çfarë nuk duhet të thoni ditën e parë në punë:

– Në punën time të mëparshme, ne e bënim kështu…

– Keni nevojë për shumë përmisim.

– Duhet të dal nga puna më herët sot.

– Po planifikoj një pushim së shpejti, kur mund të marr disa ditë pushim?

– Cilin koleg duhet të injoroj?

– Si? Jo, kjo është gabim! Nuk bëhet kështu. (Mundohuni të tregoheni të durueshëm në fillim, të shihni dhe të mësoni mënyrën se si ata kryejnë punën)

– Dëgjova këtë thashethem për x person. A është e vërtetë?

– Mendoj se po kaloj një periudhë shumë të vështirë tani.

– A je beqar?

– Shefi imi vjetër ishte i tmerrshëm. Nuk ia kishte idenë se si bëhej puna.

– Mendoj se nuk kam energji këto ditë.

– Që sa kohë je i martuar? Pse nuk ke fëmijë?

– Mërzitem lehtë shumë shpejtë. Nuk mund të qëndroj në vendin e njëjtë për shumë gjatë.

– A nuk lodhesh së bëri gjënë e njëjtë çdo ditë?

– Mendoj se prezenca ime do të jetë fitimprurëse për të gjithë.

– Kur do të marr ndonjë benefit ose rritje page?

– Mendoj se duhet të shkurtohet orari i punës.

– Kjo punë është vetëm fazë tranzicionale për mua. /Insajderi.com