COVID-19 mund të shkaktojë diabet dhe mjekët kanë filluar të kuptojnë pse

COVID-19 mund të shkaktojë diabet dhe mjekët kanë filluar të kuptojnë pse

 

Diabeti është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për pacientët me COVID-19, por që nga ditët e para të pandemisë, mjekët vunë re se disa nga njerëzit që mbijetojnë infeksionin përfundojnë suke u sëmurë me diabet. Kjo është një gjendje mjekësore që prek miliona njerëz në të gjithë botën, dhe aktualisht është e pashërueshme, shkruan BGR, transmeton Insajderi.

Studimet e fundit kanë treguar se të mbijetuarit e COVID-19 zhvilluan diabet në javët dhe muajt që pasuan periudhën e tyre fillestare me sëmundjen. Që atëherë, studime shtesë janë publikuar, pasi mjekët kanë filluar të kuptojnë se çfarë shkakton shfaqjen e diabetit tek të mbijetuarit e COVID-19.

Duket se virusi mund të infektojë qelizat e pankreasit dhe kjo mund të çojë në një rast diabeti që nuk mund të zhduket kurrë. Mjekët nuk i kanë të gjitha përgjigjet, pasi ka shumë studime të vazhdueshme që po hulumtojnë diabetin sekondar pas infeksionit SARS-CoV-2.

Një raport në “Washington Post” shqyrton kërkimet e fundit të diabetit në lidhje me COVID-19, duke thënë se është ende e paqartë se si sëmundja mund të shkaktojë diabetin Tipi 1 ose Tipi 2.

Në diabetin e tipit 1, njerëzit nuk mund të krijojnë vetë insulinën e tyre, e cila është e nevojshme për të rregulluar sheqerin në gjak. Pacientët me diabet të tipit 2 e krijojnë vetë insulinën, por është ose e pamjaftueshme ose trupat e tyre e refuzojnë atë. Është e paqartë se cili lloj i diabetit COVID-19 mund të shkaktojë, pasi studiuesit kanë parë një përzierje të simptomave të diabetit në pacientët me COVID-19. /Insajderi.com