
Në këto çaste në Prokurorinë Themelore në Prishtinë janë duke u intervistuar Haki Abazi, Dardan Molliqaj e Rexhep Hoti. Shkak i intervisitmit të tyre është ajo çka ndodhi mbrëmë pas përfundimit të emisionit Pressing në T7. Ku u raportua se Dardan Molliqaj nga PSD ka sulmuar fizikisht Haki Abazin e Vetëvendosjes.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar kryeprokurori në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi.
“Po është e vërtetë që janë duke u intervistuar, Haki Abazi është marrë në pyetje, tani është duke u intervistu Dardan Molliqaj dhe më pas personi i tretë i përfshirë në këtë rast”, ka thënë Munishi për Insajderi.
I gjithë debati mbrëmë nis me akuza e kundër-akuza të ashpra mes Haki Abazi e Dardan Molliqajt. Në këtë debat u përmend edhe anëtarë të familjes njëri-tjetrit. E ku nuk u kursyen edhe ofendimet.
Kandidati i PSD-së për deputet nuk po e pranonte Abazin si përfaqësues të Vetëvendosjes, duke thënë se ai është ‘profiter e servil’. Përderisa Haki Abazi e akuzoi atë për vjedhje të votës.
Pas përfundimit të debatit, Abazi gjatë ndërprerjes së emisionit është kthyer në studio dhe ka thënë se e ka sulmuar Molliqaj dhe shoqëruesi i tij.
Në anën tjetër, Molliqaj përmes një shkirmi në Facebook ka mohuar se ka sulmuar Haki Abazin.
“Asgjë nuk ndodhi jashtë studios, përveç një debati me pak tensione që ishte vazhdimësi e debatit publik. Unë nuk i kam problem debatet televizive dhe ndjehem shumë komod t’i mbroj bindjet e mia. Nuk fshihem asnjëherë. Secilin veprim timin politik jam në gjendje ta arsyetoj deri në fund. Nuk e kam problem asnjë akuzë e sulm për veprimet e mia politike”, ka shkruar ai./Insajderi.com
A është i gatshëm Haki Abazi të dalë sërish në debat me Molliqajn? – kjo është përgjigja e tij