Pak minuta më parë një përleshje tjetër ka ndodhur tek Zyra e LDK-së në Vranjevc. T" />

Çfarë po ndodhë me degën e LDK-së në Vranjevc – Për dy javë, dy përleshje fizike

Çfarë po ndodhë me degën e LDK-së në Vranjevc – Për dy javë, dy përleshje fizike

Pak minuta më parë një përleshje tjetër ka ndodhur tek Zyra e LDK-së në Vranjevc.

Trupa të shumta policore janë parë tek zyra ku ka ndodhur incidenti.

Sipas raportimeve të medieve besohet se përleshja ka ndodhur mes policisë dhe disa personave të pa identifikuar.

Përleshje e tillë pati ndodhur edhe rreth dy javë më parë në nëndegën e tretë të LDK-së në Vranjevc ku thuhej se mbledhja kishte filluar të mbahej fshehur mirëpo më pas, ajo ishte anuluar si pasojë e pakënaqësive mes palëve.

Në videot e siguruar nga Insajderi shihen teksa diskutojnë për shtyrjen e mbledhjes.

“Përgatituni mirë, një herë tjetër mas bajrami shyqyr Zotit gja për ngut nuk e kemi”, dëgjohet teksa kishte thënë një nga organizatorët në këtë nëndegë.

Insajderi kishte siguruar pamjet nga përleshja e ndodhur javë më parë./Insajderi.com/