Deklarata skandaloze e Agim Veliut pas tragjedisë në Gjilan: Rastet e tilla ndodhin, s’mund të parandalohen

Deklarata skandaloze e Agim Veliut pas tragjedisë në Gjilan: Rastet e tilla ndodhin, s’mund të parandalohen

Deklarata skandaloze e Agim Veliut pas tragjedisë në Gjilan: Rastet e tilla ndodhin, s’mund parandalohen

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, sot gjatë ditës ka qëndruar në Gjilan pas tragjedisë që ndodhi ditën e djeshme.

Ai gjatë një konferencë të përbashkët me Lutfi Hazirin, kryetarin e komunës së Gjilanit dhe me Rashit Qalajn, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, tha se këto raste s’mund të ndalen.

“Rastet e tilla ndodhin, do të ndodhin dhe s’mund të parandalohen”, tha Veliu.

Megjithatë këto raste do të mund të parandaloheshin nëse policja me probleme psikike, por edhe rreth 120 kolegë të saj që kanë sëmundje kronike, do të suspendoheshin – siç edhe thuhet në rekomandimin e Inspektoratit Policor për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Madje sipas IPK-së këta pjesëtarë të Policisë paraqesin rrezik për shkak se kanë në përdorim armët zyrtare.

Në anën tjetër Qalaj pranoi sonte se ndjehet përgjegjës për krejt këto raste si njëri fillimisht, por edhe më pas si drejtori i këtij institucioni, por tha se të njëjtit nuk mund të suspendohen ose largohen nga puna derisa mos të ekzistojë Ligji për Pensionim të parakohshëm.

“Të kesh në punë 120 kolegë me sëmundje të renda është një situatë shumë e vështirë. Është e vërtetë, ndjeshëm përgjegjës, mirëpo është e vërtetë se nuk kemi as Ligj për Pensionim të parakohshëm”.

“Jemi të detyruar si institucion, si drejtor dhe më shumë si njeri t’i mbajmë brenda sistemit”.

“Detyrohemi t’i gjejmë një mënyrë që ata t’i kemi në radhët tona duke u dhënë detyra më të lehta”, ka thënë ai në Zona B, shkruan Insajderi.

“Paramendoni çfarë do të kishte ndodhë po t’ia ndërpresim marrëdhëniet e punës dhe në mungesë të parave të bëjë ndonjë vetëvrasje? Si do të ishim ndie ne moralisht dhe si do të kishte reaguar shoqëria dhe mediat?”.

Qalaj bëri një apel për Qeverinë e re që të shtyjë përpara sa më shpejt që është e mundur Ligjin për Pensionim të parakohshëm për policët, sepse në këtë mënyrë mund edhe të reduktohet numri i personave të sëmurë në institucionin për siguri.

“Policët kanë vullnet për punë dhe s’po ankohemi për ndonjë gjë, por është e nevojshme që policët e Kosovës të kenë siguri shëndetësore dhe jetësore”.

“Nëse ne konsiderohemi si një institucion i ri, si shtet i ri, si polici jemi më e vjetra për nga mosha dhe kjo është shumë keq”./Insajderi.com