Deputeti i VV-së në darkë me miq, e shijon muzikën folklorike

Deputeti i VV-së në darkë me miq, e shijon muzikën folklorike

Valon Ramadani, deputeti i Vetëvendosjes, ka zgjedhur që natën e së shtunes ta kalojë me miqtë e tij në fshatin Jezercë të Ferizajt.

Madje duket se atij i pëlqen shumë edhe muzika folklorike.

“Duke shijuar të kaluarën përmes folklorit tonë në Jezercin e bukurive natyrore”, ka shkruar Ramandani mbi një fotografi të shpërndarë në profilin e tij në Facebook, transmeton Insajderi.

Në darkë me Ramadanin shihen të jenë edhe dy deputetët tjerë të Vetëvendosjes: Artan Abrashi i cili i ka marrë 10 mijë e 508 vota dhe Arbër Rexhaj i cili është votuar nga 9 mijë 573 persona.

Duke shijuar të kaluarën përmes folklorit tonë në Jezercin e bukurive natyrore.

Gepostet von Valon Ramadani am Samstag, 25. Januar 2020

Ramadani në zgjedhjet e fundit i ka marrë 12 mijë e 256 vota.

Në anën tjetër shefi i tij Albin Kurti dhe krye i LDK-së, Isa Mustafa ende nuk kanë mundur të merren vesh për koalicionin ndërmjet dy partive.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë bërë përpjekje gjatë gjithë natës se mbrëmshme për të arritur një marrëveshje për koalicionin.

Kryetari i VV-së, Albin Kurti me disa kolegë të tij ka qëndruar në shtëpinë e Isa Mustafës në Prapashticë ku kanë negociuar mundësitë për të dal nga ngërçi politik, shkruan Gazeta Insajderi.

Kurti ka shkuar në shtëpinë e Mustafës të cilën dikur e quante ranç.

Burime të Gazetës Insajderit brenda procesit kanë treguar se negociatat kanë qenë të vështira dhe nuk është arritur marrëveshje.

Albin Kurti i shkon Isa Mustafes në rançin e tij në Prapashticë