Deputetja e quan kryehajn Fatmir Limajn

Deputetja e quan kryehajn Fatmir Limajn

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, e ka quajtur kryehajn Fatmir Limajn, liderin e Nismës Socialdemokrate.

“Paramendoni ku përfundojmë kur kryehajni social demokrat flet për respektim të ligjit e kushtetutës”…, ka shkruar ajo në Facebook, pas fjalimit të Limajt në Kuvend.

Limaj e ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti në detyrë, për shkak të vendimeve të fundit të marra lidhur me masat si mbrojtje ndaj pandemisë Covid-19.

Ai ka thënë se masat e reja të vendosura dje, janë grabitje e të drejtave të qytetarëve të Kosovës.

”Jam i trishtuar”.

”Ajo që ka ndodhur dje është grabitje, e të drejtave të qytetarëve të Kosovës. Me një vendim arbitrar, ka suspenduar kompetencat e Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

”Për shkak të situatës në ndërhyrje të kompetencave të Kuvendit, do duhej të ndërhynim për disa detyra tona”.

Limaj: Ajo që ka ndodhur dje nga qeveria në ikje është situatë e jashtëzakonshme