Deri në sa muaj mund të kemi imunitet nga COVID-19 pas infektimit me virus?

Deri në sa muaj mund të kemi imunitet nga COVID-19 pas infektimit me virus?
Burimi i fotografisë: Getty Images

Të qenit i infektuar me COVID-19 mund të mbrojë njerëzit nga infeksioni deri në pesë muaj, ndoshta më gjatë, tregon një studim i ri i Mbretërisë së Bashkuar, shkruan Fox Neës, transmeton Insajderi.

Studimi SIREN nga Shëndeti Publik i Anglisë (PHE) u krye midis afërsisht 20,000 profesionistëve të kujdesit shëndetësor dhe zbuloi se vetëm 44 pjesëmarrës nga 6,614 që kishin antitrupa COVID-19 gjatë rekrutimit përjetuan ri-infeksion “të mundshëm” – që përfaqëson një 83% më pak shanse të infeksionit krahasuar ndaj atyre pa antitrupa. Studimi u krye midis 18 qershorit dhe 24 nëntorit.

 

Infeksioni me antitrupa zgjati për rreth pesë muaj, mesatarisht, nga kur pjesëmarrësit u infektuan për herë të parë, zbuloi SIREN.

Njerëzit që kanë kontraktuar tashmë COVID-19 mund të sigurohen se nuk ka shumë të ngjarë që ata do të zhvillojnë infeksione të rënda, por ri-infeksionet përsëri mund të transmetojnë virusin tek të tjerët. /Insajderi.com