Dëshironi të shkoni për pushime në këtë vend? Fillimisht bëni testin e koronavirusit

Dëshironi të shkoni për pushime në këtë vend? Fillimisht bëni testin e koronavirusit

Greqia do të praktikojë një metodë të re për të gjithë ata që ia mësyejnë këtij vendi për pushime.

Për të kalaur pushimet në bregdetet greke apo vendet tjera turistike, ju fillimisht do t’i nënshtroheni testit për covid-19.

Basti i madh për zhvillimin e vitit turistik këtë verë në Greqi është hyrja dhe dalja e sigurt e vizitorëve nga vendi europian dhe për këtë arsye promovohet “pasaporta shëndetësore”, siç deklaroi Ministri i Turizmit, për të përshkruar një metodologji “hyrje të sigurt”.

Në lidhje me këtë, Theocharis deklaroi se BE është duke u konsultuar në mënyrë që çdo qytetari europian që dëshiron të udhëtojë, t’i bëhet një test i besueshëm për të zbuluar nëse është apo jo i infektuar me koronavirus.

Theocharis theksoi se viti 2020 do të jetë një sezon turistik 3-mujor, duke përmendur se korriku, gushti dhe shtatori do të ngrenë peshën e sezonit turistik këtë vit. Sigurisht, shtoi ai se ka të dhëna të bazuara për zgjatjen e periudhës deri në Tetor dhe Nëntor.