Dhimbjen e dhëmbit mund ta ngatërroni me probleme tjera shëndetësore

Dhimbjen e dhëmbit mund ta ngatërroni me probleme tjera shëndetësore

Dhimbja është reagim i trupit tuaj kur diçka nuk është në rregull. E nganjëherë nëse mendoni se ju dhemb dhëmbi, ndoshta në të vërtetë nuk ju dhemb dhëmbi, njofton Insajderi.

Ekzistojnë raste kur mund të e ngatërroni dhimbjen e dhëmbit me një dhimbje tjetër, e disa prej tyre janë mjaft serioze dhe kanë nevojë për vëmendjen tuaj.

Problemet me nofullën

Dhëmbët nuk dëmtohen gjithmonë dhe kjo dhimbje e perceptuar e dhëmbit në të vërtetë mund të vijë nga nofulla juaj. Dhimbja e muskujve të nofullave shoqërohet me probleme gjatë hapjes së gojës. Kjo mund të ndodhë për shkak të zhvendosjes së diskut.

Sinusiti

Kjo sëmundje shkakton inflamacion të mukozës së një ose më shumë sinuseve. Kjo mund të krijojë dhimbje dhe presion në dhëmbët e sipërm, pasi rrënjët e këtyre dhëmbëve janë afër fundit të sinusit. Vlen të përmendet se një dhimbje dhëmbi e vërtetë mund të ngatërrohet edhe me dhimbjen nga sinusiti. Problemet me dhëmbët mund të jenë gjithashtu një arsye për zhvillimin e kësaj sëmundjeje.

Probleme me zemrën

Dhimbja në zemër ndonjëherë mund të lidhet me pjesë të ndryshme të trupit. Shpatulla dhe krahu i majtë zakonisht shkaktojnë dhimbje. Dhe shpesh ndodh që dhimbja të shfaqet tek dhëmbët dhe nofulla e poshtme. Kjo mund të jetë një shenjë e një sulmi në zemër. Prandaj, nëse keni dhëmbë të shëndetshëm, por ndjeni dhimbje në to, bëni mirë të vizitoni një kardiolog.

Gurët e pështymës (Gurët e pështymës janë gurë të vegjël që formohen në gjëndrat e gojës. Ata mund të bllokojnë rrjedhën e pështymës dhe të shkaktojnë dhimbje ose siklet. Termi mjekësor për gurët e pështymës është sialolitet.)

Sëmundja e gurit të pështymës zhvillohet në kanalin e një prej gjëndrave të pështymës. Kur guri arrin një madhësi kritike, bllokon kanalin e pështymës. Si rezultat mund të shfaqet një dhimbje dhëmbi dhe gjëndra e prekur mund të fillojë të fryhet. Për të kontrolluar këtë diagnozë, një rreze X është e nevojshme. Ju mund të shmangni operacionin, nëse guri është i vogël.

Sëmundja e mushkërive

Sëmundja e mushkërive mund të ndikojë tek dhëmbët dhe anasjelltas. Dhimbja referuar dhëmbëve dhe nofullave është një nga shenjat e kancerit të mushkërive. Trajtimi i kësaj gjendjeje mund të ketë një efekt negativ në gojën tuaj. Sëmundja në vetvete mund të shkaktojë dhimbje kur përhapet në zonat rreth qafës dhe kokës.