Disa gjëra shtëpiake që nuk e dinit se kanë afat skadimi

Disa gjëra shtëpiake që nuk e dinit se kanë afat skadimi

Ne jemi gjithmonë të kujdesshëm të kontrollojmë për skadimin e afatit në artikujt tonë ushqimorë, hedhim perimet dhe pemët që janë prishur, por a ju ka shkuar mendja se edhe disa gjëra shtëpiake kanë afat skadimi?

Në fakt, shumë nga gjërat që përdorim në baza ditore në shtëpi kanë një afat që ato skadojnë, njofton Insajderi.

Krehri i flokëve: 6 muaj – 1 vit

Pastroni krehrin tuaj pas çdo përdorimi zëvendësojeni më së voni pas një viti pasi krehrit e vjetër mund t’i bëjnë flokët tuaj të yndyrshëm dhe të irritojë skalpin tuaj.

Peshqirët: 1 – 3 vjet

Një peshqir i lagësht ofron mjedisin ideal për rritjen e baktereve dhe pas disa vjetësh nuk bën punë as pastrimi në lavatriçe, kështu që më e mira që mund të bëni është ta zëvendësoni me një të ri.

Furça e dhëmbëve: 3 muaj

Fijet e holla të furçës, janë indikatori më i mirë se kur është koha të ndërroni atë. Nëse ajo janë shtrembëruar dhe deformuar, hidheni në plehra. Furça e dhëmbëve duhet ndërruar edhe në momentin që sëmureni, për të anashkaluar rrezikun për t’u sëmurë sërish.

Sfungjerët e enëve: 2 javë

Sfungjerët mund të bëhen terren për kërpudhat dhe mykun, veçanërisht nëse nuk lihen të thahen pas përdorimit. Ju mund të zgjasni jetën e sfungjerëve tuaj duke i dezinfektuar ato në ujë të vluar, por, ato ende duhet të zëvendësohen rregullisht. /Insajderi.com

Burimi: Stuff