Disa truqe që nuk e dinit se mund t’i bënit me trupin tuaj

Disa truqe që nuk e dinit se mund t’i bënit me trupin tuaj

Ne praktikisht nuk dimë asgjë për trupat tanë. Ne marrim frymë, dhe flemë, e hamë, dhe kjo përsëritet. Por me sa duket, ekziston një magji e përditshme që mund të bëjmë me fizikun tonë për një jetë më të lehtë. Shembull si të pluskojmë pa u lodhur në ujë, si të freskojmë veten kur bënë shumë nxehtë e nëse jeni të mërzitur ka disa ushqime që ju ngrenë humorin.

– Në vend që të lodhni veten duke notuar në shpinë, duke ngritur shtyllën kurrizore dhe duke i shtyrë vithet lart drejt qiellit – hapni këmbët tuaja dhe përdorni lëvizje të vogla me krahët për t’u stabilizuar.

– Kur bëni tërheqje, përpiquni të imagjinoni veten duke tërhequr bërrylat dhe jo të gjithë trupin. Është një truk mendor që mund ta bëjë më të lehtë ushtrimin, sepse ju detyron të përdorni më shumë muskujt në shpinë.

– Kur keni nxehtë derdhni ujë të ftohtë mbi kyçet e duarve për të ftohur trupin tuaj. Arsyeja që kjo funksionon është sepse kyçet e dorës dhe qafës të dyja përmbajnë pika pulsi, zona ku mund të ndjeni pulsin tuaj sepse enët e gjakut janë afër sipërfaqes së lëkurës tuaj.

– Nëse keni një hundë të bllokuar, shtrihuni në anën tuaj e cila është e kundërt me hundën (psh. Nëse hunda e majtë është e bllokuar, shtrihuni në anën tuaj të djathtë). Provoni ta anoni kokën në mënyra të ndryshme dhe thjesht shtrihuni. Sapo të gjeni orientimin e duhur të kokës, presioni do të lehtësohet vetë.

-Ndiheni në depresion apo thjesht të mërzitur? Hani diçka që përmban si vijon:

  • Çokollatë e zezë (për të rritur endorfinën)
  • Boronica (për të rritur serotoninën)
  • Çaj i gjelbër + (i cili përmban L-teaninë që bllokon receptorët e stresit në trurin tuaj)
  •  Çdo gjë e pasur me vitamina B, si Energji 5-orëshe, VitaminWater, ose banane.

-Nëse keni nevojë të ngriheni në mes të natës, mbani njërin sy të mbyllur në mënyrë që kur të ndizni dritat, në mënyrë që shikimi juaj të vazhdojë të jetë i përshtatu me vizionin e natës. Në atë mënyrë ju mund të shihni akoma në errësirë me syrin tjetër kur të keni mbaruar, dhe fikni dritën.

-Nëse jeni duke përjetuar një sulm paniku ose jeni në ankth të mjaftueshëm për të ngritur rrahjet e zemrës suaj, mund të mbani një shishe me ujë të ftohtë në fytyrën tuaj midis hundës dhe mollëzës dhe mbani frymën tuaj për 30 sekonda që trupi juaj të qetësohet.

-Nëse ndjeni një teshtimë që vjen por nuk arrin të dalë (super zhgënjyese), shikoni një dritë të ndritshme dhe ajo do të vijë. Funksionon pothuajse çdo herë.

-Djem: kur rruani fytin tuaj, gëlltisni ndërsa rrëshqitni poshtë për të mos u prerë.

-Për të ndalur shpejt lemzën: merr frymë thellë, mbajeni atë, gëlltitni dy herë, pastaj nxjerre frymën përmes hundës. /Injsaderi.com

Përshtatur nga Bored Panda