Disa ‘zakone të këqija’ që ju ndihmojnë të humbni peshë

Disa ‘zakone të këqija’ që ju ndihmojnë të humbni peshë

Kur nisni një dietë për humbje peshe, gjithnjë mendoni se duhet të privoni veten nga shumë gjëra në mënyrë që ajo të ketë efektin e duhur.

Por janë disa zakone të këqija të përditshmërisë tonë, që në fakt kur nuk teprohet mund t’iu ndihmojnë të hiqni qafe ato kilet e tepërta.

Një gotë verë.

Ka prova të shumta për të sugjeruar një gotë verë disa herë në javë mund të ndihmojë në humbjen e peshës. Përfitimet vijnë nga kimikatet që gjenden në rrush. Një përbërje, acidi ellagjik, rrit metabolizmin dhe ngadalëson rritjen e qelizave ekzistuese dhe të reja të yndyrës.

Hani shumë pasta pa merak.

E çuditshme por e vërtetë: Ju në të vërtetë mund të digjni kalori duke ngrënë makarona, shkruan Eat This Not That, transmeton Insajderi.

Truku: së pari duhet ta vendosni në frigorifer. Rënia e temperaturës ndryshon natyrën e karbohidrateve në petë në “niseshte rezistente”, domethënë trupi juaj duhet të punojë më shumë për ta tretur atë.

Makaronat e ftohta janë më afër strukturës me ato natyrore si thjerrëzat, bizelet, fasulet dhe mielli i tërshërës, të cilët kalojnë nëpër zorrën e hollë të paprekur, duke ju mbajtur më të ngopur për më gjatë.

Një studim zbuloi se përfshirja e kësaj lloj fibre mund të rrisë ndjenjën e ngopjes me mbi 50%! Dhe një studim tjetër tregoi se niseshteja rezistente mund edhe të ndihmojë trupin të djegë dhjamin e tepërt.

Flini më shumë.

Pavarësisht sa kalori shmangni e sa kilometra vraponi, nuk do t’ju çojë diku afër qëllimeve tuaja të humbjes së peshës nëse nuk po bëni mjaftueshëm gjumë cilësor. /Insajderi.com