Do ju bëjmë të dyshoni në sytë tuaj!

Do ju bëjmë të dyshoni në sytë tuaj!

Vizioni juaj periferik përbën një pjesë të fushës suaj të përgjithshme të shikimit, e cila është rreth 190 gradë. Sidoqoftë, është larg të qenurit perfekt dhe ndonjëherë na bën të shohim gjëra që nuk ekzistojnë vërtet. Dhe ka një mënyrë interesante për t’ju provuar këtë.

E tëra çfarë ju duhet të bëni është të përqendroheni në plusin në qendër të figurës më poshtë, pa hedhur një vështrim larg. Ju do të vini re se si vizioni juaj periferik i kthen fytyrat e zakonshme të njerëzve në ato të ‘përbindëshave’, njofton Insajderi.

Fytyrat fillojnë të shtrembërohen, apo jo? Dhe sa më gjatë që të shikojmë në qendër të fotos, aq më i madh është shtrembërimi.

Pse ndodh kjo?

Është një zonë e retinës sonë që quhet pika e verdhë. Ajo përmban numrin më të madh të receptorëve në kokërdhok, falë të cilave mund të shohim më qartë një zonë të caktuar.

Le ta quajmë këtë zonë fushën kryesore të vizionit. Ai mbulon rreth 10% të të gjithë gamës së shikimit tonë dhe tregon atë në të cilën sytë tanë janë të përqendruar drejtpërdrejt.

Në këtë rast, fusha jonë kryesore e vizionit është e zbrazët; ka vetëm një zonë të errët me një plus të bardhë. Truri përpiqet të marrë informacion nga burime të tjera të vendosura jashtë fushës kryesore – në këtë rast, fotografitë alternative në të majtë dhe të djathtë.

Këto burime nuk janë shumë ‘të besueshme’, dhe truri përpiqet t’i kombinojë ato në një imazh. Gjithashtu po përpiqet të përpunojë fotot në një periudhë shumë të shkurtër kohe, pasi që imazhet ndryshojnë shumë shpejt. Si rezultat, aftësia për të dalluar fytyrat humbet dhe truri thjesht bashkon tipare të ndryshme nga fytyra të ndryshme në një tërësi të vetme. Për shkak të kësaj, ne përfundojmë duke parë ‘përbindësha’! /Insajderi.com

Burimi: Bright Side