Doktori lau vetë borxhet e pacientëve të tij me kancer – mbi 650 mijë dollarë

Doktori lau vetë borxhet e pacientëve të tij me kancer – mbi 650 mijë dollarë
Burimi i fotografisë: KARK 4 News

Një doktor zemër mirë ka paguar borxhin e qindra pacientëve të tij me kancer që arrinin shifrën mbi 650,000 dollarë, shkruan UNILAD, transmeton Insajderi.

Mjeku me bazë në Arkansas Omar Atiq themeloi qendrën e tij të trajtimit të kancerit dhe kohët e fundit u shkroi pacientëve duke i informuar ata se borxhi i tyre i mbetur do të pastrohej.

Pasi ishte e hapur për gati 20 vjet, qendra me trishtim mbylli dyert në shkurt për shkak të mungesës së stafit. Aty ishin ofruar një sërë trajtimesh të kancerit, përfshirë kimioterapinë dhe radioterapinë.

Dr. Atiq që nga ajo kohë u ka dërguar kartolina urimi për pushime pothuajse 200 pacientëve duke njoftuar i njoftuar se ata më nuk kanë asnjë borxh.

Dr. Atiq, me origjinë nga Pakistani, u zhvendos në Pine Bluff, Arkansas, në vitin 1991 pasi përfundoi një bursë në Memorial Sloan Kettering Cancer Center në Neë York City, dhe përshkruan lëvizjen e tij në zonë si ‘fat ‘.

Para njoftimit se borxhet e pacientëve të tij ishin larë, Dr. Atiq pyeti David Wroten, nënkryetar ekzekutiv i Shoqërisë Mjekësore të Arkansas, për mendimin e tij mbi këtë çështje.

Wroten tha për telefonatën e tyre, “Kur ai më thirri, donte të sigurohej se nuk kishte asgjë të papërshtatshme për ta bërë këtë”.

Ai vazhdoi, “Po ta njihnit Dr. Atiq, do ta kuptonit më mirë. Së pari, ai është një nga mjekët më të zgjuar që kam njohur ndonjëherë, por është gjithashtu një nga mjekët më të dhembshur që kam njohur ndonjëherë. Me të vërtetë ka një lidhje të ndjerë në zemër me pacientët për të cilët është kujdesur”. /Insajderi.com