Korporata Energjetike e Kosovës nuk ngurroi të alarmonte se Kosova mund të mbesë pa energji elektrike duke fajësuar stagnimin e procesit të shpronësimit të tokave në fshatin Shipitullë por nuk po i publikon dokumentet e vlerësimit të tokave që bëra nga dy kompani. Insajderi ka një javë që ka kërkuar të ketë qasje në këto dokumente, por KEK nuk po kthen përgjigje.
Kompania kanadeze “rePlan” dhe “an ERM Group company” kanë bërë vlerësimin e shtëpive të banorëve në fshatin Shipitullë, kontratë kjo që ishte bërë me Korporatën Energjetike të Kosovës.
Insajderi ka kërkuar nga KEK-u që të ketë qasje në raportin e kësaj kompanie mirëpo ata nuk kanë lejuar qasjen në këto dokumente as pas një jave.
Në vitin 2014 në fshatin Shipitullë kanë qenë më pak se 40 shtëpi, ku shpronësimi i tyre ka kushtuar më pak se 5 milionë euro.
Gazeta Insajderi këtë kërkesë e ka bërë edhe në Komunën e Obiliqit, por që nuk ka marr akoma një përgjigje.
Drejtori i KEK-ut: Tetë shtëpi rrezikojnë kolapsin energjetik
Por vetëm një vit më vonë në gusht të vitit 2015, sipas fotografisë së siguruar nga Insajderi në këtë zonë të shpallur zonë e rëndësisë së veçantë, është shtuar dukshëm numri i shtëpive të reja, me qëllim përfitimin e kompensimit nga shteti.
Tash vlera e shpronësimit pritet të arrijë në 20 milionë euro.
Po ashtu janë përmenden edhe disa banorë të cilët kanë ndërtuar shtëpi për të përfituar më shumë nga shpronësimi.
Banorët e Shipitullës refuzojnë propozimet e KEK-ut: Këto janë dy kërkesat tona
Kur Insajderi i kërkoi të bëhen publike “pronarët mashtrues” të shtëpive që janë ndërtuar për të mos u banuar, KEK vendosi ti mbajë sekret ato.
Kolapsin energjetikë e kishte paralajmëruar vetë drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj i cili kishte thënë se ka vetëm edhe dy javë rezerva të qymyrit për të prodhuar energji elektrike./Insajderi.com
Drejtori i KEK-ut tregon edhe sa ditë kemi rrymë: Pastaj kolaps