Donika Kadaj injoron Boiken Abazin – kjo është tema për çka vendosi të shkruaj

Donika Kadaj injoron Boiken Abazin – kjo është tema për çka vendosi të shkruaj

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha deklaroi se fjalimet e deputetëve të partisë së Albin Kurtit shkruhen nga Boiken Abazi, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, derisa po komentonte deklarimin e sotëm të deputetes , Fitore Pacollit.

Në lidhje me këtë, reagoi menjëherë Boiken Abazi – i cili përmes një shkrimi pohoi se ka shkruar fjalime, duke përmendur konkretisht deputeten e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi e cila për një kohë ka qenë pjesë e Vetëvendosjes.

E ky reagim i anëtarit të Vetëvendosjes duke se nuk i ka bërë përshtypje Donika Kadaj-Bujupit.

Deputetja ka vendosur ta injorojë totalisht deklaratën e Abazit. Madje, para pak çastesh ka postuar një shkrim ku flitet për rrugë.

“Ndërtimi i infrastrukturës rrugore është faktor kyç që stimulon turizmin malor në bjeshket tona të bukura. Jam shumë e lumtur që me votën time kontribuova në jetësimin e këtij projekti i cili sot ka filluar te marrë formë”, ka shkruar ajo në Facebook, përcjell Insajderi.

Shkrimi i plotë i Kadaj-Bujupit:

Lexo edhe:

Boiken Abazi: Unë ia kam shkruar fjalimin Donika Kadaj-Bujupit

Berisha: Fjalimet e deputetëve të VV-së i shkruan Boiken Abazi