Driton Selmanaj: LDK-ja nuk shndërrohet në aksesor të Vetëvendosjes

Driton Selmanaj: LDK-ja nuk shndërrohet në aksesor të Vetëvendosjes

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se LDK-ja nuk e ka plan të tërhiqet nga oferta e saj, sepse në të kundërtën do të shndërrohet në aksesor të Lëvizjes Vetëvendosje.

Selmanaj, mbrëmë ishte i ftuar në emisionin “Debat Plus”, ku ndër të tjera tha se oferta e LDK-së është mjaftë gjeneroze, dhe se përgjegjësia për të dal nga kjo situatë i mbetet Vetëvendosjes si fituese e zgjedhjeve.

“Ne jemi të vetëdijshëm që përgjegjës për këtë situatë është fituesi i zgjedhjeve. Ai duhet të ofrojë zgjidhje, jo ne. Ne kemi ofruar ofertën tonë për të cilën vlersojmë që është më gjenerozja, dhe nuk e kemi plan të tërhiqemi, sepse nësë tëriqhet LDK-ja nga kjo situatë, atëherë nuk e di a do t’i ketë votat e deputetëve më, sepse shndërrohemi në dekor apo aksesor të Lëvizjes Vetëvendosjes, e LDK-në nuk mundem me e pa kështu” ka thënë Selmanaj.

Ndërkohë, pas kësaj ka reaguar deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha. Ai përmes një statusi në ‘Facebook’, ka thënë se fjala e Driton Selmanaj brenda LDK-së nuk dëgjohet fare.

Tutje deputeti i VV-së është shprehur se qasja e deputetit të LDK-së është dëshpëruese.

“Qasja e tij është dëshpëruese dhe nuk i ndihmon kauzës, kurse ende më dëshpëruese për vet LDK që e ka pa këtë çunin si “ushkur i republikës.”Megjithatë, ne si LV! besojmë në marrëveshje para 4 shkurtit!”, ka thënë Basha.

Derisa në fund Basha ka shtuar se ata nuk do të ndalen derisa të arrijnë një marrëveshje.

“Megjithatë, ne si Lëvizje Vetëvendosje! do t’punojmë pa ndal deri në arritjen e një marrëveshje që pres me u kurorëzu me 4 shkurt”, ka thënë Basha.

Deputeti i VV-së e quan Driton Selmanaj “ushkur i republikës”