Dy maska me produkte shtëpie për të shpëtuar nga flokët e yndyrshëm

Dy maska me produkte shtëpie për të shpëtuar nga flokët e yndyrshëm

Yndyra e flokëve përbën arsyen bazë të ankthit të bukurisë që mund të përballojë një femër. Luftojeni atë duke marrë masa mbrojtëse dhe t’ju bëjnë që të harroni komplet ekzistencën e saj.

Flokët kërkojnë kujdes shumë veçantë dhe të vazhdueshëm! Në lidhje me këtë po ju rekomandojmë dy  maska një herë në javë për flokët me yndyrë!

Përbërësit:

1 lugë mjaltë,
1 lugë e ujit,
1 e verdhë veze,
lëng nga gjysmë limoni.
Përdorimi:

Përzieni të gjithë përbërësit së bashku.
Lani flokët tuaj, aplikoni maskën, lëreni të veprojë 15 minuta dhe pastaj shpëlani flokët mirë. Pas kësaj flokët tuaj do të duken të shëndetshme dhe me shkëlqim!

Maska 2

Përbërësit:

1/3 gotë uthull molle
1 lugë mjaltë
10 pika vaj lavande
lëngu i 1 limoni ose gjysmë limoni të shtrydhur
Përdorimi

Përziejini të gjitha bashkë derisa të shkrihet mjalti. I lani  flokët, i fshini me peshqir dhe pastaj vendoseni përbërjen nga rrënja tek majat. Lëreni 20 minuta e pastaj shpëlajeni.