E keni menduar ndonjëherë sa organe ka trupi i njeriut?

E keni menduar ndonjëherë sa organe ka trupi i njeriut?

Që nga kohërat antike, njerëzimi ka kërkuar të kuptojë organet brenda nesh. Egjiptianët e lashtë merreshin me organet njerëzore ndërsa i hiqnin për balsamim. Dorëshkrimet mjekësore të gjetura në një varr të lashtë kinez mund të jenë shkrimet anatomike më të hershme të njohura për trupin e njeriut. Mijëra vjet më vonë, a e dimë saktë sa organe ka në trupin e njeriut?

Organet janë koleksione indesh që punojnë së bashku për një qëllim të përbashkët, shpjegoi Lisa M.J. Lee, një profesore në “Departamentin e së Zhvillimit të Qelizës dhe Biologjisë” në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Kolorados. “Çdo organ siguron një funksion për performancën ose mbijetesën njerëzore”, tha ajo për Live Science, transmeton Insajderi.

Por jo çdo organ është i nevojshëm për mbijetesë. Vetëm pesë organe – truri, zemra, mëlçia, të paktën një veshkë dhe të paktën një mushkëri janë absolutisht thelbësore për të jetuar. Humbja e funksionit total të cilitdo prej këtyre organeve jetësore sjell vdekjen. Në mënyrë të mrekullueshme, trupi i njeriut mund të mbijetojë pa shumë organe të tjera, ose duke zëvendësuar një organ që nuk funksionon me një pajisje mjekësore.

Sa i përket numërimit të organeve në trupin e njeriut, kjo varet se kë pyet dhe se si e llogaritin, tha Lee. Megjithëse askush nuk e di se nga e ka origjinën numri, numri i përgjithshëm është 78 organe, tha ajo. Kjo listë përfshin organet vitale: gjuhën, stomakun, tiroiden, uretrën, pankreasin, plus shumë të tjera të vetme ose çift të organeve. Kockat dhe dhëmbët numërohen secili vetëm një herë.

Numërimi i secilit dhëmb veç e veç e çon listën në 315 organe. Shumë organe të tjera renditen vetëm një herë, edhe pse ka shumë prej tyre në të gjithë trupin. Për shembull, ligamentet dhe tendinat mund të rrisin në mënyrë dramatike numrin e përgjithshëm të organeve kur numërohen individualisht. Kjo lojë është e pafund. Lista me 78 organe numëron nervat vetëm një herë, por trupi i njeriut ka triliona sosh.

Lodhëse apo jo? Lee shpesh u thotë studentëve të saj të jenë në rregull me këtë lloj paqartësie. Sido që i numëroni, duhet të kujdeseni për organet që keni, shtoi ajo. “Gjithnjë e më shumë, po zbuloj se sa e rëndësishme është që ju të kujdeseni si duhet për trupin tuaj”, tha Lee. Mbi të gjitha, trupi ka shumë interpretues në recitalin e organeve të tij. /Insajderi.com

Burimi: Live Science