E tmerrshme: Kështu ndodhi aksidenti në Korishë të Prizrenit – Një person i lënduar rëndë

E tmerrshme: Kështu ndodhi aksidenti në Korishë të Prizrenit – Një person i lënduar rëndë

Gazeta Insajderi, ka siguruar një video të aksidentit me një person të lënduar rëndë në Korishë të Prizrenit.

Aksidenti i cili ndodhi mbrëmë pas mesnatës dhe dyshohet se  vozitësi i automjetit që e ka shkaktuar aksidentin ka qenë nën ndikim të alkoolit.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj. Ai ka bërë të ditur se në këtë aksident janë përfshirë tri automjete, raporton Gazeta Insajderi.

Osmanollaj ka treguar se njëri nga vozitësit ka marr lëndime të rënda dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë.

“Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda në magjistralen Prizren – Suharekë, në hyrje të fshatit Korishë në orën 03:00 të mëngjesit. Në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Lëndime të rënda ka pësuar vozitësi i cili fillimisht është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit, pastaj me rekomandim të mjekëve është dërguar në QKUK në Prishtinë”, ka treguar Osmanollaj.

“Lëndime ka pësuar edhe një bashkudhëtar i cili pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi. Dyshohet se vozitësi i automjetit që e ka shkaktuar aksidentin ka qenë në ndikim të alkoolit”, ka thënë Osmanollaj. /Insajderi.com