Enda pa i bërë një muaj në Qeveri, acarohen raportet mes LDK-së e VV-së

Enda pa i bërë një muaj në Qeveri, acarohen raportet mes LDK-së e VV-së

Enda pa i bërë një muaj në Qeveri, kanë nisur të acarohen raportet mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Insajderi.

Tarifa kundër mallrave serbe dhe boshnjake, e vendosur nga qeveria e kaluar, po del të jetë ‘thikë’ për partnerët e qeverisë së re. Kjo pasi që, LDK-ja ka kërkuar heqjen e taksës, ndërkohë, partia fituese, VV-ja po kërkon që kjo masë ndaj Serbisë të zëvendësohet me reciprocitet.

Kësisoj, zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti ka bërë thirrje që taska të hiqet, sepse në të kundërtën do të dëmtohen raportet me SHBA-të dhe BE-në.

“Tarifa mbi mallrat serbe dhe boshnjake është pengesë e pa kapërcyeshmë për komunitetin ndërkombëtar, SHBA dhe BE. Çdo shtyerje për heqjen e tarifës komprementon seriozisht pozitën tonë negociuse në këtë dialog, dëmton raportin tonë me SHBA dhe BE, si dhe rrezikon një izolim për Qeverinë dhe vendin”, ka thënë Hoti.

Pos Hotit, nga LDK-ja ka folur edhe deputeti Haxhi Avdyli. Ai ka kërkuar që sa më shpejt vendi ta heq taksën dhe t’i hapët mundësi dialogut me Serbinë.

Haxhiu ka kritikuar qeverinë e kaluar që vendosi taksën ndaj produkteve të Serbisë, për të cilën thotë se kjo qeverisje në mënyrë agresive ka dashur që ta imponojë politikën e gabuar.

“Mendoj që dështimi i Qeverisë së kaluar që të shkoj deri në fund duke dhënë dorëheqje tani me mënyrë agresive duke dashur që ta imponojnë politikën e tyre të gabuar. Kosova duhet që sa më shpejt ta heq taksën, jo për hatër të Serbisë apo dikujt tjetër. Por kjo duhet të bëhet edhe si kërkesë e miqve tanë që janë decidiv me kërkesën e tyre për heqjen e taksës”, ka thënë Avdyli mes tjerash.

Ndryshe, edhe mbledhja e Qeverisë e cila parashihej të mbahej sot nga ora 16:00, është shtyrë për ditën e nesërme. Ende nuk ka ndonjë konfirmim se pse është marrur ky vendim, mirëpo, sipas informacioneve kjo ka të bëjë, pikërisht për shkak të kësaj çështje./Insajderi.com