Ëndrrat në të cilat ju bien dhëmbët tregojnë për frikën tuaj të pavetëdijshme

Ëndrrat në të cilat ju bien dhëmbët tregojnë për frikën tuaj të pavetëdijshme

Ëndrrat në të cilat dhëmbët ju bien janë prej më të shpeshtat dhe më të zakonshmet, por a e keni ditur domethënien e kësaj ëndrre?

Pas 90 minutash që keni rënë në gjumë, trupi do të hyjë në fazën REM (Rapid Eye Movement).

Në këtë gjendje njeriu sheh rreth 5 ëndrra, mirëpo shumica prej tyre nuk kanë kuptim kur zgjohemi, raporton The Huffington Post, shkruan Insajderi.

Mirëpo duhet pasur parasysh fakti se shpesh ëndrrat mund të reflektojnë dëshira, frika e informata për të cilat nuk jemi të vetëdijshëm dhe prej të cilave mund të mësojmë shumë për veten tonë.

Të ëndërrosh se po të bien dhëmbët, është shumë e zakonshme, mirëpo kjo nuk do të thotë se duhet të shkoni te dentist.

Psikoterapisti Jungian Richard Nicoletti thotë: “Këto ëndërra zakonisht kanë të bëjnë me aftësinë e ëndërruesit për tu përballur me përvoja emocionale. Mund të ketë të bëj me ndonjë lloj sëmundje, e cila na ndryshon ritmin e zakonshëm. Nëse dhëmbët i bien një personi tjetër, jo atij që sheh ëndrrën, kjo do të thotë që ëndërruesi mund të ketë probleme të pazgjidhura me të.”/Insajderi.com