UPSS...

Facebook ngatërron qepët për gjoks femre

Facebook ngatërron qepët për gjoks femre

Intelegjenca artificiale e Facebook ka probleme të tregojë ndryshimin midis fotove seksuale të trupit të njeriut dhe perimeve globulare, njofton Insajderi.

Një qendër kopshti në Newfoundland, Kanada të hënën mori një njoftim nga Facebook për një reklamë që kishte ngarkuar për farat e qepës “Walla Walla” që përmbante një foto të disa qepëve.

Njoftimi i Facebook tha që reklama theu rregullat e saj mbi “produktet me pozicionim të hapur seksual”, duke sqaruar: “listat mund të mos pozicionojnë produktet ose shërbimet që shfaqin një mënyrë sugjeruese seksuale”.

The Seed Company Facebook onions

Më pas rrjeti social kërkoi falje për gabimin e bërë nga teknologjia e saj e automatizuar. Reklama tregonte qepët njohur për madhësinë dhe shijen e tyre të veçantë. Menaxheri i dyqanit u surprizua dhe nuk po kuptonte dot çfarë nuk shkonte me postimin e tij.

“Ne përdorim teknologji të automatizuar për të mbajtur larg lakuriqësinë nga aplikacionet tona. Por ndonjëherë sistemi nuk dallon një qepë Walla Walla nga një… e kuptoni çfarë dua të them. Ne e rivendosëm reklamën dhe na vjen keq për problemin që shkaktuam”, Meg Sinclair nga Facebook tha për CBC.

Kjo nuk është hera e parë që sistemet e automatizuara të Facebook heqin me zell përmbajtjen e rivendosur më vonë nga moderatorët njerëzorë. Në vitin 2018, sistemet e saj hoqën një postim që përmbante pjesë nga Deklarata e Pavarësisë pasi ai e shënoi postimin si përmbajtje të gjuhës së urrejtjes. /Insajderi.com

Burimi: Business Insider