FDA zgjeron listën e dezinfektantëve të dëmshëm për shëndetin

FDA zgjeron listën e dezinfektantëve të dëmshëm për shëndetin

Administrata e ushqimit dhe barnave (FDA) në SHBA, ka paralajmëruar publikun e gjerë për disa brende toksike të dezinfektuesve të duarve, njofton Insajderi.

Dezinfektuesit e duarve që mund të përmbajnë metanol, ose alkool druri, një substancë që është potencialisht e rrezikshme kur përthithet përmes lëkurës ose gëlltitet, paralajmëroi Administrata e Ushqimit dhe Barnave, shkruan CBS, transmeton Insajderi.

Testet e agjencisë zbuluan se mostrat e një produkti, Lavar Gel, përmbajnë 81% metanol dhe ato të CleanCare NO Germ përmbajnë 28%.

Metanoli nuk është një përbërës i pranueshëm për sanitizuesit e duarve dhe nuk duhet të përdoret për shkak të efekteve të tij toksike, deklaroi FDA. Agjensia u bëri thirrje konsumatorëve që të ndalojnë përdorimin e produkteve, të cilat duhet të hidhen menjëherë në kontejnerë të mbeturinave të rrezikshme.

FDA nuk është në dijeni të raporteve për efektet anësore nga përdorimi i produkteve, shtoi ai. Megjithatë, konsumatorët e ekspozuar ndaj sanitizatorit të dorës që përmbajnë metanol duhet të kërkojnë trajtim të menjëhershëm, gjë që është thelbësore në kthimin e efekteve toksike të helmimit të mundshëm me metanol, sipas FDA.

“Ekspozimi ndaj metanolit mund të rezultojë në dhimbje koke, të vjella, pamje të paqartë, verbëri të përhershme, gjendje kome, dëmtim të përhershëm të sistemit nervor ose vdekje”, thotë në deklaratë.

FDA renditi produktet e mëposhtme si toksike në paralajmërimin e saj:

  • All-Clean Hand Sanitizer (NDC: 74589-002-01)
  • Esk Biochem Hand Sanitizer (NDC: 74589-007-01)
  • CleanCare NoGerm Advanced Hand Sanitizer 75% Alcohol (NDC: 74589-008-04)
  • Lavar 70 Gel Hand Sanitizer (NDC: 74589-006-01)
  • The Good Gel Antibacterial Gel Hand Sanitizer (NDC: 74589-010-10)
  • CleanCare NoGerm Advanced Hand Sanitizer 80% Alcohol (NDC: 74589-005-03)
  • CleanCare NoGerm Advanced Hand Sanitizer 75% Alcohol (NDC: 74589-009-01)
  • CleanCare NoGerm Advanced Hand Sanitizer 80% Alcohol (NDC: 74589-003-01)
  • Saniderm Advanced Hand Sanitizer (NDC: 74589-001-01)

Administrata e Ushqimit dhe Barnave ka përditësuar listën e saj në rritje të sanitizuesve të duarve që përmbajnë metanol. Dhe akoma më keq, nganjëherë përbërësi (metanoli) mund të mos renditet as në produktet, shkruan New York Post, transmeton Insajderi. Klikoni KËTU për listën e plotë të dezinfektantëve toksik. /Insajderi.com