Fëmijët spanjollë po mbajnë klasat në plazh

Fëmijët spanjollë po mbajnë klasat në plazh

Tingëllon si ëndërr të bësh shkollën në plazh, apo jo? Pas një viti mësimi në distancë dhe klasave të distancuara nga shoqëria, një shkollë në rajonin spanjoll të Murcia po bën pikërisht këtë, duke u përpjekur të ndërthurë ajrin e pastër dhe një mënyrë të re të mësimdhënies, shkruan NY Post, transmeton Insajderi.

Jashtë shkollës “Felix Rodriguez de la Fuente”, fëmijët me maska ulen përpara një dërrasë të zezë portative në rreshtat e tavolinave të gjelbra të vendosura mjeshtërisht në brigjet me rërë të Playa de los Nietos (Plazhi i Nipërve).

“Është e sigurt, fëmijët po argëtohen shumë”, tha mësuesi i anglishtes Juan Francisco Martinez. “Atë që ata mësojnë këtu nuk e harrojnë”.

Disa nxënës zbathur lëviznin gishtërinjtë e tyre në rërë ndërsa luanin ksilofonë, ndërsa të tjerët u përkulën mbi librat e tyre të punës për të parandaluar flladin e ajrit që të frynte letrat në det.

Mësimet janë pjesë e një projekti më të gjerë të njohur si “Ajri i freskët” i cili synon të krijojë cilësi më të mirë të ajrit për fëmijët gjatë pandemisë COVID-19, përfshirë përmes të mësuarit në ajër të hapur.

Mësuesit fillojnë përgatitjen e plazhit në orën 8 të mëngjesit. Tetë klasa marrin pjesë në mësimet 20-minutëshe dhe grupet rrotullohen nëpër zona të ndryshme.

Fëmijët në shkollë janë të moshës 3 deri në 12 vjeçare dhe vazhdojnë të qëndrojnë në klasa. Deri më tani nuk ka pasur raste të raportuara të Coronavirus-it. /Insajderi.com