
Jeni një kërkim të një pjate të shpejtë, të shëndetshme, por mbi të gjitha lehtësisht të tretshme për një darkë vere? Nuk keni pse humbni kohë duke shfletuar librat e kuzhinës, pasi sonte kemi gjoks pule me kos dhe pesto borziloku.
PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA: 4 gjokse pule (afërsisht 150 g secila), kripë e piper sipas nevojës, 1/3 gotë kos të bardhë (gota merr 250 ml), 2 lugë me pesto xhenoveze, 3 lugë djathë kaçkavall të grirë, 2/3 e gotës me galetë mikse (përziejmë më parë 1/2 gotë miell, me 1/3 gotë galetë, ½ lugë të vogël kripë, 1 lugë të vogël rigon, ½ lugë të vogël hudhër pluhur, 1 lugë majdanoz të grirë)
PËRGATITJA: Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 200° C. Gjokset e pulës i spërkasim me kripë e piper. Marrim dy pjata të thella. Te njëra hedhim kosin, të cilin e përziejmë me pesto, ndërsa tek tjetra galetën mikse dhe djathin. Fusim gjokset e pulës në fillim në pjatën me kos, e tundim për t’i hequr sasinë e tepërt dhe më pas i futim në atë me galetë e djathë. I vendosim gjokset e pulës në një tavë ku kemi shtruar letër furre dhe i pjekim për rreth 20 minuta ose derisa të jenë pjekur edhe brenda. I kontrollojmë me majën e një thike që të mos dalë lëng rozë nga mishi dhe atëherë janë gati.