Deng Pravatoudom ndoqi ëndrrën e bashkëshortit dhe u bë milionere.
57-vjecarja ka luajtur numrat e njëjtë për dy dekada, numra të cilët i kishte parë në ëndërr bashkëshorti i saj, shkruan CNN, transmeton Insajderi.
Në dhjetor, ëndrra e tij u bë realitet kur ajo luajti po të njëjtit numra dhe fitoi xhekpotin prej 60 milionë dollarësh. Lajmin e dha “Ontario Lottery and Gaming (OLG)”.
Më 1 dhjetor, nëna e dy fëmijëve – e cila u pushua nga puna gjatë pandemisë – shkoi në bankë për të paguar disa fatura ndërsa burri i saj kontrollonte biletat.
Kur u kthyen në makinë, ai i tha asaj se kishin fituar 60 milionë dollarë.
Pasi i bleu vetes disa diamante, Pravatoudom dhe burri i saj së pari do të paguajnë faturat dhe do të ndihmojnë fëmijët e tyre. /Insajderi.com