
Një atlet spanjoll është duke u duartrokitur në mëdiat sociale pasi sakrifikoi medaljen e tij për të ja dhënë konkurentit i cili u habit dhe hyri në shtegun e gabuar.
Atleti britanez James Teagle ishte afër fitores për të fituar vendin e tretë në garën e mbajtur në Spanjë, vikendin e kaluar, kur mori shtegun e gabuar pak para pëfundimit të garës, shkruan BBC, raporton Insajderi.
Diego Mentrida e tejkaloi atë, por kur kuptoi që ai ishte nisur në një shteg të gabuar, ndaloi dhe e la Teagle ta tejkalonte.
“Ai e meritoi fitoren”, tha Mentrida.
Kjo garë ndodhi me 13 shtator por xhirime nga gara janë shpërndarë nëpër mediat sociale në ditët e kaluara, ku shumë persona e lavdëruan Mentrida-n për zemërgjerësinë e tij./Insajderi.com