UFO

Fizikanti jep një shpjegim mjaft shqetësues se pse ne nuk shohim kurrë alienë

Fizikanti jep një shpjegim mjaft shqetësues se pse ne nuk shohim kurrë alienë

Universi është paimagjinueshëm i madh dhe mund të ketë pafund botë potencialisht jetëdhënëse – po ku janë ata?

Kjo është ajo që quhet Paradoksi i Fermit: anomalia shkencore hutuese që pavarësisht se ekzistojnë miliarda yje në galaktikën tonë Rruga e Qumështit – e lëre më jashtë saj – ne kurrë nuk kemi hasur ndonjë shenjë të një civilizimi të përparuar të huaj, dhe pse jo?

Disa sugjerojnë se alienët mund të jenë në letargji, ose se diçka misterioze po pengon evolucionin e tyre të ndodhë, shkruan Science Alert, transmeton Insajderi.

Në vitin 2018, fizikanti teorik Alexander Berezin nga Universiteti Kombëtar i Kërkimeve të Teknologjisë Elektronike (MIET) në Rusi paraqiti shpjegimin e tij për arsyen pse ne jemi në dukje të vetmit në univers, duke propozuar atë që ai e quan “të parët që hynë, të fundit që dalin”, si zgjidhjen e Paradoksit të Fermit.

“Po sikur jeta e parë që arrin aftësinë e udhëtimit ndëryjor zhduk domosdoshmërisht të gjithë konkurrencën për të ushqyer zgjerimin e vet?”, është hipoteza e tij.

Siç shpjegon Berezin, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht një civilizim shumë i zhvilluar jashtë-tokësor do të zhdukte me vetëdije format e tjera të jetës – por ndoshta “ata thjesht nuk do t’i vërejnë gjallesat e tjera, në të njëjtën mënyrë si një ekip ndërtimi që shkatërron një çerdhe milingonash për të ndërtuar ndërtesa të larta, sepse u mungon nxitje për ta mbrojtur atë”. /Insajderi.com