videos ku sh" />

Shefi i restorantit që e rrahu kamarierin: Shumë është e vërtetë që i ka hangër nja dy-tri shuplaka

Shefi i restorantit që e rrahu kamarierin: Shumë është e vërtetë që i ka hangër nja dy-tri shuplaka

Biznesmeni nga Prizreni, Burim Sallauka ka reaguar edhe një herë pas publikimit të videos ku shihet ai duke sulmuar punëtorin e restorantit të tij. Ka thënë se sulmi fizik ndaj punëtorit ka ndodhur para dy vitesh dhe jo gjatë kësaj jave, teksa ka arsyetuar dhunën ndaj kamarierit të restorantit.

Në një bisedë telefonike me Insajderin, Sallauka ka thënë se punëtori që sulmohet prej tij, në të njëjtën ditë kishte sulmuar djalin e vëllait të tij. Biznesmeni nga Prizreni pretendon se punëtori i kishte dhënë dy grushte djalit të vëllait të tij.

“Kjo nuk ka ndodhur të enjten, por ka ndodhur para dy vitesh. Shumë është e vërtetë që i ka hangër nja dy-tri shuplaka, por djali i vëllait tim i ka hangër dy grushte [prej punëtorit, v.j]. Kjo ka ndodhur para dy vitesh, sepse ky punëtor nuk punon qe dy vite tek unë”, ka thënë ai për Insajderin.

“Ky ia ka dhënë dy grushta djalit të vëllait, e unë kam qenë me mysafir poshtë kur më thirrë pastaj ai djali [siç shihet në video, v.j]. Bile ata mysafirët janë habitur qysh ka guxuar ai ta sulmojë djalin e vëllait tim”

Sallauka ka thënë se lokali në të cilin është incizuar sulmi ndaj punëtorit, nuk është më aktiv. Ka thënë se e ka mbyllur lokalin të hënën.

“Ky lokal i imi nuk punon prej të hënës, e kam mbyllë të hënën lokalin. Unë kam dëshmitar që ai i ka rënë një fëmije 14-vjeçar”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se ka biseduar edhe me babain e punëtorit të sulmuar, i cili siç ka thënë ai, është imam në Prizren.

“Kjo punë është mbyllë; ky djali e ka babën hoxhë dhe vjen çdo ditë më kalon përpara shtëpisë time”, ka thënë Sallauka. “Ne jemi rregullu me të. Babai i tij është hoxhë, çdo ditë kalon afër shtëpisë time; jemi marrë vesh me babain e tij madje është marre tash prej xhematit të babait të tij mi thanë nesër: ‘qy çka i ka bë djalit'”.

I pyetur se në cilin vit ka ndodhur ngjarja, ai ka thënë se rasti ka ndodhur në vitin 2017, por ka deklaruar “se nuk më kujtohet në cilin muaj ka ndodhur”.

Për të parë videon, klikoni këtu: VIDEO