“Foshnja fluturuese” – Historia prapa fotografisë së vitit 1991

“Foshnja fluturuese” – Historia prapa fotografisë së vitit 1991

Imazhi origjinal i hedhjes së foshnjës është marrë nga katalogu i Patagonia, edicioni i pranverës së vitit 1995. Titulli i katalogut lexon “Eja tek Papa. Jordan kryeson, duke u larguar nga Sherry Lead, drejtohet për një rikthim të sigurt në krahët e Jeff Lead. Turtle Rock, Parku Kombëtar Joshua Tree, California”, shkruan Vintage News Daily, transmeton Insajderi.

Ajo foshnjë, e quajtur Jordan Lead, tani është 28 vjeçare. Fotografia u bë në vitin 1991 pasi Greg Epperson, një fotograf, i pyeti prindërit e saj nëse donin të merrnin pjesë në këtë fotografi që kishtë në mëndje.

Gjithçka shkoi mirë dhe Jordan ra në mënyrë të sigurt në krahët e babait të saj.

Fotografia mbeti e papublikuar, derisa u publikua katër vjet më vonë, si pjesë e një katalogu Patagonia.

Aktualisht, Jordan Lead po studion të jetë një reportere e gjykatës, dhe jeton në Las Vegas. Ajo thotë se fotografia mbeti njëra nga fotot e shumta që mbulonin muret e shtëpisë së saj të fëmijërisë. Me zhvillimin e mediave sociale, nuk kaloi shumë kohë që imazhi i shkrepur në vitet e 90-ta, të bëhej viral. /Insajderi.com