Foshnja lind nga embrioni i ngrirë për 27 vite

Foshnja lind nga embrioni i ngrirë për 27 vite

Kur Molly Gibson lindi në tetor të këtij viti, ishin bërë 27 vjet në krijim.

Embrioni i saj ishte ngrirë në tetor 1992 dhe qëndroi në atë mënyrë deri në shkurt të vitit 2020, kur Tina dhe Ben Gibson nga Tenesi e adoptuan atë.

Molly besohet se ka vendosur një rekord të ri për embrionin me ngrirjen më të gjatë që ka rezultuar në një lindje, duke thyer një rekord të vendosur nga motra e saj e madhe, Emma.

“Ne jemi tepër të lumtru”, tha zonja Gibson. “Unë mezi po marr frymë”.

“Nëse do të më kishit thënë pesë vjet më parë se nuk do të kem vetëm një vajzë, por dy, do të kisha thënë se keni qenë e çmendur”, tha ajo.

Familja luftoi me infertilitetin për gati pesë vjet para se prindërit e zonjës Gibson të shihnin një histori rreth birësimit të embrionit në një stacion lokal të lajmeve.

“Kjo është arsyeja e vetme që ne ndajmë historinë tonë. Nëse prindërit e mi nuk do ta kishin parë këtë në lajme, atëherë ne nuk do të ishim këtu,” tha zonja Gibson, 29 vjeç.

Zonja Gibson, një mësuese e shkollës fillore dhe burri i saj, një analist 36-vjeçar i sigurisë kibernetike, i lidhur me Qendrën Kombëtare të Dhurimit të Embrioneve (NEDC), një organizatë jofitimprurëse e krishterë në Knoxville që ruan embrione të ngrira që pacientët e fekondimit in vitro vendosën të mos i përdorurnin dhe zgjedh të i dhurojë ato./Insajderi.com

BBC News