Atdhe" />

Frashër Krasniqi reagon ashpër pas deklaratës së Atdhe Arifit në Indoks

Frashër Krasniqi reagon ashpër pas deklaratës së Atdhe Arifit në Indoks

Indoks këtë javë solli dokumentarin për vdekjen e aktivistit të VV-së, Astrit Dehari.

Atdhe Arifi për dokumentarin e Insajderit kishte pasur kritika për ata që u larguan nga Vetëvendosja.

Tha se nuk do të kishte fytyrë të shkonte te varri i Astrit Deharit, nëse nuk do të ishte në VV.

“Më kish ardhë marre me shku te familja dhe varri i Deharit nëse nuk do të isha në VV”, ka thënë Arifi.

Por ndaj kësaj deklarate ka reaguar ashpër deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi që gjithashtu ka qenë pjesë e dokumentarit të Indoks.

Krasniqi disa minuta pas transmetimit të dokumentarit, ka shkruar në facebook ku ka akuzuar ashpër Arifin.

Ka thënë se Astrit Dehari nuk duhet të përmendet për politikë.

“Kam pasur shumë shpresë që vetëm në një çështje aktivistët e VV nuk do të manipulojnë: me rastin e vdekjes së Astritit. Sepse e kemi pasur shok të gjithë dhe do të duhej të mos e shfrytëzonim për çështje të politikës ditore. Pasi e pash dokumentarin e Insajderit, ndjehem thellësisht i zhgënjyer nga deklaratat e Atdheut. S’mund ta shpjegoj sa i gërditshëm dhe i dhimbshëm ishte qëndrimi i tij. E përdori Astritin për t’i sharë e shpallur tradhëtarë shokët e shoqet e tij. Kjo është e papranueshme”, ka shkruar Krasniqi.

Në fund, Krasniqi shtoi se akush s’ka të drejtë të flasë në emër të Astrit Deharit.

“Askush sot ska të drejtë të flasë në emër të Astritit mbi aktualitetin politik. Edhe mua më pyetën në dokumentar se kah do të përcaktohej Astriti po të ishte gjallë, por kam aq respekt për shokun tim, sa që s’mund t’ia lejoj vetes një keqpëdorim të tillë. Ai ka qenë aktivist i vetëdijshëm dhe vendimet e tij potenciale nuk mund t’ia përcaktojmë ne. Asnjë palë nuk duhet të flasë në emër të Astritit. Të gjithë bashkë duhet të kërkojmë drejtësi për të! Thellësisht i zhgënjyer. Edhe në këtë pikë keni arritur të instrumentalizoni. Shyqyr që sjam me ju!”, ka përfunduar Frashër Krasniqi.

Më poshtë mund ta shikoni dokumentarin e plotë:

InDoks | Shuarja e një idealisti

InDoks | Shuarja e një idealistiKush ishte Astrit Dehari? Si e la Zvicrën ideale për idealin e Kosovës? Si ishte bërë një aktivist i jashtëzakonshëm?Si e kujtojnë shokët e tij?Na ndiqni në RTV Dukagjini dhe Live në Insajderi

Posted by Insajderi on Sunday, 11 November 2018