Anëtari i Nismës: VV këta me y***** po na akuzojnë për ngacmime

Anëtari i Nismës: VV këta me y***** po na akuzojnë për ngacmime

Kandidati për deputet në zgjedhjet e tetorit nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Haxhi Hoti, ka thënë më herët se kandidati për kryeministër, Albin Kurti, i ka dy rrugë, ta lëshojë Kosovën ose të vritet.

Image may contain: text

Hoti më pas e fshiu shkrimin dhe kërkoi falje, duke thënë se kishte ndodh një gabim teknik.

Por, ky nuk duket të jetë një gabim teknik, pas anëtari i Nismës edhe në të kaluarën ka vepruar ngjashëm, kur është bërë fjalë për Vetëvendosjen e Albin Kurtit.

“VV këta me ‘ylbera’ po na akuzojnë për ngacmime”, është një nga shkrimet tjera të Hotit në Facebook, transmeton Insajderi.

Lexo edhe: 

Deklarimi i rrezikshëm i anëtarit të Nismës: Kurti duhet ta lëshojë Kosovën, ose të vritet

“Kurti ta lëshojë Kosovën, ose të vritet”, anëtari i Nismës detyrohet ta fshij shkrimin, kërkon falje publike

insajderi.com