“Kurti ta lëshojë Kosovën, ose të vritet”, anëtari i Nismës detyrohet ta fshij shkrimin, kërkon falje publike

“Kurti ta lëshojë Kosovën, ose të vritet”, anëtari i Nismës detyrohet ta fshij shkrimin, kërkon falje publike

Kandidati për deputet në zgjedhjet e tetorit nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Haxhi Hoti, është zmbrapsur.

I njëjti ka fshirë shkrimin ku thoshte se Albin Kurti, i ka dy rrugë, ta lëshojë Kosovën ose të vritet.

“Është një gabim teknik i imi, ku mediat pa më pyt mua e kanë shpërnda këtë shkrim. Kërkoj falje publike”, ka shkruar Hoti më pas në Facebook.

Gazeta Insajderi ka raportuar për shkimin e parë të Hotit, të cilin më pas edhe e kishte korrigjuar.

Ndryshe, menjëherë pas shkrimi të Insajderit për deklaratën e rrezikshme të anëtarit të Nismës së Fatmir Limajt, ka reaguar partia e këtij të fundit.

Më shumë rreth këtij rasti:

Deklarimi i rrezikshëm i anëtarit të Nismës: Kurti duhet ta lëshojë Kosovën, ose të vritet

“Kurti duhet ta lëshojë Kosovën, ose të vritet” – Nisma reagon për deklaratën e anëtarit të saj

“Kurti ta lëshojë Kosovën, ose të vritet”, anëtari i Nismës korrigjon postimin

Bëri thirrje për vrasjen e Kurtit – anëtari i Nismës “masakrohet” nga komentuesit

“Kurti ta lëshojë Kosovën, ose të vritet” – VV s’e thotë asnjë fjalë për deklaratën e anëtarit të Nismës