Gecaj: Twitter s’është fer, është dashur t’ia mbyllë llogaritë edhe Kurtit

Gecaj: Twitter s’është fer, është dashur t’ia mbyllë llogaritë edhe Kurtit

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajrami Gecaj, ka ironizuar me vendimin rrjetit social Twitter që t’ia pezullojnë llogaritë presidentit amerikan në largim, Donald Trump, duke thënë se nuk janë fer, njofton Insajderi.

Sipas Gecajt, llogaritë është dashur t’i mbyllen edhe kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe zyrtarëve të tjerë të partisë, pasi siç thotë ai, “jo vetëm se kanë nxitë, por edhe e kanë udhëhequr dhunën kundër institucioneve!”.

“Tëitter e Facebook nuk janë definitivisht fer … është dashur shumë më herët t’ua mbyllin llogaritë edhe Albinit dhe udhëheqësve tjerë të Brigadave të Kuqe, pasi që ata jo vetëm se kanë nxitë, por edhe e kanë udhëhequr dhunën kundër institucioneve!” ka shkruar Gecaj në llogarinë e tij në Facebook.

Twitter njoftoi të shtunën se ia ka pezulluar përgjithmonë llogarinë Trumpt, për shkak të rrezikut për nxitje të mëtejme të dhunës. Vendimi erdhi pasi protestat e dhunshme, të ftuara nga Trumpi, në Kongresin Amerikan përfunduan me vdekjen e pesë personave./Insajderi.com