Një 49-vjeçar është goditur nga rryma të martën në Prishtinë, e sipas KEDS-it incidenti ka ndodhur pasi qytetari në fjalë ka filluar gërmimet pa u konsultuar me ta dhe pa leje paraprake nga kompania, njofton Insajderi.
Nga KEDS-i u kanë bërë thirrje organeve të rendit të ndërhyjnë dhe komunën përkatëse të mos lejojë ndërtime të tilla.
Sipas tyre, veprime të tilla janë të papranueshme, pasi “pos që janë të rrezikshme, ato dëmtojnë edhe asetet elektroenergjetike, rrjedhimisht rrezikojnë furnizimin e qytetarëve me energji elektrike”.
“Secila kompani ose individ që dëshiron të punojë aty ku kalojnë kabllot e energjisë elektrike, duhet të ketë leje nga KEDS, të marrë hartën e rrjetit dhe zgjidhjen eventuale teknike nëse është e nevojshme”, thuhet në sqarim./Insajderi.com