Gratë e LDK-së dënojnë deklaratën e Veliut për Vjosa Osmanin

Gratë e LDK-së dënojnë deklaratën e Veliut për Vjosa Osmanin

Forumi Gruas i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kundërshtuar deklaratën e nënkryetarit të kësaj partie Agim Veliut drejtuar Vjosa Osmanit.

“Forumi i Gruas dënon çdo gjuhë fyese, pavarësisht se nga kush përdoret”, tha Lirije Kajtazi për Kallxo.com

Të martën, Agim Veliu, tha se “Vjosa Osmani “është e gjerë”, pasi kjo e fundit deklaroi se shqyrton mundësinë e kthimit në LDK nëse dorëhiqet kryesia e partisë.

Deklaratën e tij e kritikuan edhe nga stafi i Vjosa Osmanit, duke e quajtur Veliun “seksist”.

Ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje potencuan se Veliu duhet të “pensionohet më ndershëm”. /Insajderi.com