
Një gruaje britanike në Dubai i është thënë se mund të përballet me dy vjet burg dhe 500,000 AED (136,129 dollarë) gjobë se shau shoqen e dhomës në një mesazh në WhatsApp, sipas MailOnline, njofton Insajderi.
Gruaja e pa identifikuar përballet me akuza sipas ligjeve të krimit kibernetik të Emirateve të Bashkuara Arabe, njoftoi media.
Ajo akuzohet se i shkroi shoqes së dhomës “p*rdhu” pasi debatoi për një tavolinë të ngrënies, tha Paul Thompson i MailOnline.
Gruaja 31-vjeçare pranon se ka dërguar mesazh të vrazhdë tetorin e kaluar, por prokurorët ende nuk kanë sjellë një çështje zyrtare ligjore, sipas MailOnline.
Gruaja u arrestua kur po përpiqej të hipte në një fluturim nga Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait në Aeroportin Heathroë të Londrës, raportoi Independent.
Kjo nuk është hera e parë që një shtetas i huaj arrestohet sipas ligjeve të rrepta të krimit kibernetik të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Në vitin 2019, Laleh Shahravesh u arrestua pasi dyshohet se e quajti gruan e ish-bashkëshortit të saj një “kal” në Facebook. /Insajderi.com