Gruaja urdhëron familjen të paguajë një dasmë të dytë – nuk i pëlqyen fotografitë nga e ajo e para

Gruaja urdhëron familjen të paguajë një dasmë të dytë – nuk i pëlqyen fotografitë nga e ajo e para

Një grua e cila është e pakënaqur për mënyrën se si dukej me fustanin e bardhë me sa duket po kërkon që familja e saj të paguajë një dasmë të dytë, shkruan Fox News, transmeton Insajderi.

Sipas një prej anëtarëve të familjes së saj, problemi me fustanin e bardhë është se nusja e bëri atë me qellim shumë të vogël si një nxitje për të humbur peshë dhe por që nuk arriti kurrë të binte në peshë.

Historia u shfaq në bloget e “Reddit’s Wedding Shaming”, ku u postua nga një përdorues i quajtur TeddyËestSide. Sipas postimit, “Kushërira ime u martua dy vjet më parë. Ajo porositi fustanin e bardhë disa numra më të vegjël duke thënë se si do të humbte të gjithë peshën për t’u dukur e përsosur në të. Epo, ajo nuk humbi peshë. Në fakt, ajo shtoi më shumë peshë”.

Përkundër kësaj, ajo mund ta vishte, por vërehej se ishte shumë e vogël për të.

“Me sa duket ajo është aq e mërzitur me fustanin në tre nga fotot e saj të dasmës sa që ka njoftuar se po planifikon një martesë krejt të re”, vazhdon postimi. “Ajo vlerëson bashkëpunimin e të gjithëve gjatë kësaj kohe pasi ne, si një familje e tërë, do të jemi ata që do të paguajmë për të, ose do të punojmë vullnetarisht gjatë gjithë kohës tonë të lirë për ta bërë atë së bashku pasi ishte faji ynë që ne nuk e nxitëm të humbte peshën e tepërt”.

Për fat të keq, ajo me sa duket nuk u këshillua me familjen e saj para se ta shpallte këtë. /Insajderi.com