Miku i Bekë Berishës, Lamih Balaj, që udhëheqë sindikatën e punëtorëve të “Telekomit të Kosovës”, i ka dërguar një letër kërcënuese menaxhmentit të kësaj ndër" />

Grupi i Bekë Berishës në Telekom kërcënon kompaninë “Z-Mobile” me ndërprerje të shërbimeve

Grupi i Bekë Berishës në Telekom kërcënon kompaninë “Z-Mobile” me ndërprerje të shërbimeve

Miku i Bekë Berishës, Lamih Balaj, që udhëheqë sindikatën e punëtorëve të “Telekomit të Kosovës”, i ka dërguar një letër kërcënuese menaxhmentit të kësaj ndërmarrje dhe ministrit Valdrin Lluka.

Balaj ka paralajmëruar grevë dhe ndërprerjë të shërbimeve për “Z-Mobile”, nëse nuk vendoset për shkëputjen e kontratës me këtë kompani private.

Aty rënditë disa argumente se pse duhet të bëhet kjo. Në njërin prej tyre e dekonspiron veten.

Përmend raportin e kompanisë “Mazars”, si argument që duhet të shkëputet kontrata. Kjo kompania nga Shqipëria është angazhuar nga “Telekomi i Kosovës”, që të bëjë një vlerësim lidhur me kontratën mes “Telekomit të Kosovës”, dhe kompanisë “Z-Mobile”.

Insajderi ka zbuluar se kjo është kompani partnere e “Audit Conto”, në pronësi të Ymer Shatrit, babait të Besa Shatri-Berishës, kryetarës së bordit të “Telekomit të Kosovës”.

Besa-Shatri Berisha është bashkështorja e deputetit të AAK-së, Bekë Berishës. Në anën tjetër, deputeti ka afërsi edhe me Lamih Balajn, kryendisindalisin. Janë miq të vjetër. Afërsi me këtë grup ka edhe Bedri Istrefi, kryeshefi i “Telekomit të Kosovës”. Ai operon në bazë të instruksioneve të kryetarës së bordit të ndërmarrjës publike, Besa Shatri-Berishës.

Kjo letër kërcënuese e sindikatës drejtuar ministrit Lluka i drejtohet formalisht edhe dyshes Istrefi-Shatri Berisha.

Ka datën 15 korrik të këtij viti. Aty renditen “argumentet” e Lamih Balajt se pse duhet të shkëputet urgjentisht kontrata me kompaninë “Z-Mobile”.

Sipas FSP-PTK-së do të bëhet duke pasur parasysh zhvillimet e fundit në kompanin lidhur me kontratën e Z-Mobile’it që skadon me 30 korrik.

“FSP-PTK tashmë zotëron analiza të mjaftueshme profesionale, të cilat njëzëri dokumentojnë dëmet prej afër 200 milionë eurosh që Telekomi i Kosovës ka pësuar nga kontrata 10-vjeçare me Z-Mobile: analizën e kompanisë “Mazars”, Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Telekomin e Kosovës si dhe raportin e ekspertëve të VALA-s, të angazhuar nga sindikata”, shkruhet në këtë letër.

“Pasi kontrata aktuale me Z-mobile skadon me 30 korrik menaxhmenti dhe bordi I drejtorëve të telekomit të kosovës deri me datën 22 korrik 2019, të bëjnë publike njoftimin kundër cfarëdo kontrate të re me z-Mobile si dh eta njotojë ARKEP-in me këtë vendim”.

“Nëse deri me 22 korrik 2019 nuk publikohet njoftimi kundër cfarëdo kontrate të re më Z-mobile, atëherë me datën 23 korrik 2019 FSP-PTK do të aktivizojnë këshillin e saj grevistë”, shkruan në këtë letër tw publikuar nga Express.

Tutje, theksohet se kërkesat e sindikatës nuk janë plotësuar e se menaxhmenti nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar për çfarëdo kontrate të re me Z-Mobile.

Menaxhmentit dhe Bordit të Drejtorëve në Telekom iu është vënë ultimatum nga sindikata që nëse nuk bëhet publik njoftimi për përfundim të marrëveshjes me Devollët, do ta aktivizojnë këshillin grevist.

Në fund, është bërë e ditur nëse njoftimi nuk lëshohet më së largu deri më datën 30 korrik, konsumatorëve të Z-Mobile nuk do t’iu ofrohet më asnjë shërbim.