Haxhiu për arrestimet: Abuzuesit do të dalin para drejtësisë

Haxhiu për arrestimet: Abuzuesit do të dalin para drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka komentuar aksionin e sotëm të policisë në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, ku janë arrestuar disa zyrtar për keqpërdorim me subvencione, shkruan Insajderi.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se abuzuesit herët apo vonë do të dalin para drejtësisë dhe do të japin përgjegjësi.

Ajo më tej, ka thënë se shteti i së drejtës nuk ka alternativë.

“Zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën e tyre zyrtare dhe janë pasuruar kundërligjshëm e në kurriz të qytetarëve, do të japin përgjegjësi. Përgëzoj institucionet për punën lidhur me rastin e keqpërdorimeve me subvencione. Abuzuesit herët apo vonë do të dalin para drejtësisë!”, ka shkruar Haxhiu.

Ndryshe sot Policia e Kosovës ka zhvilluar aksion në AZHB lidhur me keqpërdorimet me subvencione, ku ka arrestuar disa persona./Insajderi.com