Hulumtuesit sugjerojnë vajin e kanabisit për inflamacionin e mushkërive nga COVID-19

Hulumtuesit sugjerojnë vajin e kanabisit për inflamacionin e mushkërive nga COVID-19

Studiuesit në Universitetin e Nebraska dhe Instituti i Kërkimeve Biomjekësore të Teksasit kohët e fundit kanë botuar një artikull të shqyrtuar nga doktorë, duke sugjeruar që CBD (vaji i kanabisit) mund të përfshihet në regjimin e trajtimit për coronavirus-in COVID-19. Studiuesit thonë se si TCH ashtu edhe CBD duket se zvogëlojnë inflamacionin e rëndë të mushkërive që shoqërohet me virusin.

Artikulli u botua në numrin e këtij muaji të Brain, Behavior, and Immunity, autorët arritën në përfundimin se, “Në mënyrë kolektive, këto gjetje mbështesin hetimin e kanabinoidëve si një opsion i besueshëm për t’u shtuar si një shtesë e Remdesivir për simptomat si inflamacion i mushkërive që shkakton coronavirus-i”.

Artikulli sugjeroi gjithashtu se CBD mund edhe të ndihmojë në stresin psikologjik që vjen pas një beteje me diçka si coronavirus-i.

Studiuesit thanë poashtu se duhen më shumë studime për të konfirmuar pohimet e tyre dhe ata paralajmëruan që nuk rekomandojnë që pacientët me coronavirus të tymosin ndonjë substancë, përfshirë kanabisin, dhe në vend të kësaj sugjeruan marrjen e substancës me gojë. /Insajderi.com