
Lista e gjatë e simptomave të lidhura me Coronavirusin mund të ketë një shtesë të re të tmerrshme: humbjen e dhëmbëve.
Të paktën tre pacientë të shëruar me COVID-19 – 2 gra të rritura dhe një djalë 12-vjeçar – kanë humbur një dhëmb në mes të rikuperimit të tyre nga sëmundja, sipas The New York Times, transmeton Insajderi.
Të tjerët kanë thënë se kanë përjetuar ndjeshmëri në mishrat e dhëmbëve dhe dhëmbët e tyre bëhen gri ose copëtohen.
Periodontisti i Universitetit të Utah, Dr. David Okano tha për Times se është një “efekt anësor jashtëzakonisht i rrallë” që dhëmbët “të bien nga bazat e tyre”.
Ai shprehu skepticizëm mbi sugjerimin që COVID mund të shkaktojë humbje të dhëmbëve, por pranoi se është e mundur sëmundja përkeqëson problemet dentare tashmë ekzistuese. /Insajderi.com