Biznesmeni Rrahim Hashimi i arrestuar për fajde bashkë me mafiozin Ismet Osmani i njohur si Curri dhe disa persona të tjerë, duket se është mik i mirë i Nasim Haradinajt, shkruan Insajderi.
Në prill të këtij viti ai kishte publikuar një fotografi në Amsterdam me kryetarin e OVL-UCK-së.
Ata në këtë fotografi shihen duke biseduar buzë një liqeni.
Ndryshe Rrahim Hashimi ka qenë ish-pjesëtar i “Forcave Komando Delta” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga brigada 138, para dy muajve ai kishte njoftuar se ishte ftuar për intervistimit nga Gjykata Speciale më 9 prill të këtij viti, shkruan Gazeta Insajderi.
Ai në maj të vitit 2017 ishte arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka kërkuar 100 mijë euro ryshfet për të lehtësuar hetimin në një rast të penal.
Mirëpo mbi të rëndojnë tre aktkazua.
Kush është Rrahim Hashimi i arrestuar sot së bashku me Currin./ Insajderi.com