I shumë përfoluri George Soros flet për Kosovën – lexojeni çka shkruan në Twitter

I shumë përfoluri George Soros flet për Kosovën – lexojeni çka shkruan në Twitter

Filantropi amerikan me prejardhje hungareze, George Soros, emri i të cilit lakohet jo pak edhe në Kosovë dhe Shqipëri, e ka prezantuar si model një teatër në Kosovë që sipas tij po përballet me paragjykimet e shoqërisë në vend.

Soros, i cili ka shpërndarë në rrjetin social Twitter një artikull të fondacionit të tij “OSF” në të cilën është intervistuar regjisori kosovar, Jeton Neziraj, në lidhje me shfaqjen “55 Shades of Gay” – e cila trajton një çift gay që bën një kërkesë për kurorëzim në një qytet provincial konservativ dhe thellësisht homofob.

Filantropi amerikan ka shkruar se këta artistë kosovarë nuk kanë frikë ta përdorin artin për t’u përballur me paragjykimet shoqërore.

“Një teatër në Kosovë nuk ka frikë ta përdorë artin për t’u përballur me paragjykimet e rrënjosura në shoqëri dhe për të shprehur ndjeshmëri përmes tij”, ka shkruar Soros në Twitter.

Soros është një biznesmen amerikan i rreshtuar politikisht dhe ekonomikisht me të majtën amerikane, duke financuar media, organizata dhe kandidatë presidencial.

Emri i tij lakohet shpesh edhe në Kosovë dhe Shqipëri. Alex Soros, djali i filantropit amerikano-hungarez, është takuar disa muaj më parë edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. /Insajderi.com

Djali i miliarderit Soros në aksion – Në Serbi takon Vuçiqin, e në Kosovë Shpend Ahmetin