Ish-ushtruesi i detyrës së Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me vrasjen e dyfishtë që ndodhi të mërkurën mbrëma në Pejë, ku të vdekur mbetën dy zyrtarë të kësaj partie.
Fjala është për kandidatin e PDK-së për kryetar të Komunës së Pejës, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijajt, ish-kandidat për Kryetar të Komunës së Deçanit më 2017.
Hoxhaj përmes një postimi në Facebook, është shprehur “i tronditur” dhe “i pafjalë” për këtë rast, ndërsa u ka shprehur ngushëllime familjës Ademaj dhe Kadrijaj.
“I tronditur dhe i pafjalë për vdekjen e Astritit dhe Blerandit. Në këto momente shumë të rënda, shpreh ngushllimet më të sinqerta familjes Ademaj dhe Kadrijaj”, ka shkruar ai./Insajderi.com