I vendosin pacientit stenta pa nevojë – reagon Spitali Amerikan

I vendosin pacientit stenta pa nevojë – reagon Spitali Amerikan

Sasho Josimovski është kardiologu i cili ka dhënë aprovimin për vendosjen e një elektrostimulues permanent të zemrës dhe dy stentave koronare tek pacienti kosovar me inicialet Sh.Sh.

Josimovski punon në Spitalin Amerikan. Emri i tij figuron edhe tek lista e stafit mjekësor, por pas një informacion tjetër rreth tij, shkruan Insajderi.

Rreth kësaj çështje Gazeta Insajderi ka kërkuar përgjigje nga spitali. Të njëjtit kanë thënë se po merren me rastin.

“Shqetësimet e klientëve tanë trajtohen me përkushtim të veçantë nga ekipi i Spitalit Amerikan. Tani jemi duke hulumtuar rreth rastit tuaj dhe do ju kontaktojmë sa më parë që është e mundur”.

Pas ndërhyrjes që pacienti Sh.Sh. kishte bërë në Spitalin Amerikan ka shkruar në QKUK dhe ka kërkuar një mendim profesional rreth këtij problemi.

Pas një kërkese për mendim lidhur me këtë pacient dhe pas kontrollit të dosjes – ishte konstatuar se stentat dhe eketrostimuluesi ishin vendosur pa nevojë.

Rreth këtij rasti ka reaguar Tefik Bekteshi, drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive, shkruan Insajderi.

Bekteshi ka nisur një shkresë për Prokurorinë, Odën e Mjekëve të Kosovcës dhe Inspektoratin e Shëndetësisë, përmes së cilës ka denoncuar shkeljet e supozuara.

“Mendojmë se çdo profesionist dhe institucion shëndetësor, dëtyrë parësore ka kryerjen e punës së vet sipas parimeve etike dhe profesionale ekzistuese. Besojmë se në trajtimin e z. Sh.Sh janë thyer këto parime”, thuhet në letër, shkruan Insajderi

“Prandaj për hir të pacientëve të tjerë në të ardhmën, etikës dhe profesionit, ndihemi të obliguar të denocojmë shkeljen e supozuar të vendosjes së elektrostimuluesit permanent të zemrës pa kritere të qarta, të angiografisë koronare kontrolluese të panevojshme, si dhe vendosjen e dy stentave koronare ta panevojshme”, vazhdon denoncimi.

Ky është mjeku në Spitalin Amerikan që i vendosi kosovarit stenta pa nevojë

Spitali Amerikan i vendos pacientit ekektrostimulues dhe stenta pa nevojë

insajderi.com