
Policia e Kosovës është duke intervistuar disa persona që dogjën duart e një djali teksa po shiste cigare.
Ngjarja që po cilësohet të jetë irrituese ka ndodhur në një lokal të Prishtinës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar këtë për Insajderi-n.
Ende nuk ka përfunduar faza e parë e hetimeve për këtë rast.
“Sa i përket ngjarjes në fjalë, policia është duke e trajtuar në koordinim të ngushtë me prokurorinë. Aktualisht personat e përfshirë më këtë ngjarje janë duke u intervistuar. Pas përfundimit të fazës fillestare të hetimit , do të njoftoheni me detaje”, tha ajo. /Insajderi.com